Rinisin punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë – Kurti: Në të kaluarën ka pasur plane të dobëta e zvarritje të gjata, tani punët sipas procedurave

Prishtinë | 04 Mar 2024 | 09:54 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i infrastrukturës, Liburn Aliu këtë të hënë kanë përcjellur nga afër nisjen e punimeve të projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M2” të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Kurti deklaroi se financimi i lidhur me këto punime janë nga fondi zhvillimor i opekut dhe nga fondi saudit i zhvillimit, ndërkaq është bashkëpunim i kompanive nga Kosova e Bullgaria, të dyja të mbikëqyrura nga një kompani austriake.

“Me rastin e fillimit të këtyre punimeve në këtë segment të gjatë 9km e 780m me ç rast huamarrja financimi është siguruar nga fondi zhvillimor i OPEC-ut dhe Fondi Saudit i zhvillimit. Kjo pjesë dihet që ka dendësi të madhe të trafikut dhe që është lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Prishtinës, Mitrovicës por edhe më gjerë se kaq, meqenëse kjo bëhet pjesë e lidhjeve më të gjëra rajonale për çfarë do ua shpjegoj ministri Aliu por sigurisht që është një ditë e mirë, kompania nga Kosova e Bullgaria punojnë bashkë, të përcjellura nga një kompani austriake”.

Kurti tha se në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, përgatitje të pakta e zvarritje të gjata, dhe tashmë punët janë të rregullta sipas procedurave.

“Në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, përgatitje të pakta e zvarritje të gjata, dhe me qeverisjen aktuale ka plane të hollësishme dhe punët janë të rregullta sipas procedurave.
ligjit me mbikëqyrje dhe me shpejtësi ku nuk do të mungojë angazhimi ynë, por edhe mbikëqyrja e këtyre kompanive si operatorë ekonomik që i zbatojnë punët”.

E punën e tyre, ministri i infrastrukturës, Liburn Aliu deklaroi se e kanë marrë seriozisht rëndësinë e cilësisë dhe zgjidhjes më të shpejtë.

“Po bëhet fjalë për një segment prej 9.78 km dhe të dyja bashkë edhe kompani mbikëqyrëse edhe ajo që ka fituar punën kanë marrë seriozisht rëndësinë e veprimit sa më cilësor dhe të shpejt në mënyrë që të kemi sa më shpejt zgjidhje të problemit për segmentin nga pjesa e Vushtrrisë deri tek Lumi i madh ku jemi këtu”.

Aliu tha se procesi i këtyre punimeve ka qenë i përcjellur me mjaft probleme të cilat kanë rezultuar në shkëputjen e kontratës me operatorët e më hershëm.

“Jemi të vetëdijshëm që kjo rrugë ka qenë rrugë me probleme të vazhdueshme si shumë e shumë rrugë te tjera është dashtë të shkëpusim kontratën me operatorin e mëhershëm”.

Ali shtoi se fillimisht përparësi do i jepet segmentit deri në Vushtrri që i bie zgjidhje më e shpejt me trafikun e pastaj deri në Gojbulë, duke thënë se beson që gjithçka do të kryhet sipas afateve.

Të ngjashme