Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se është rinovuar objekti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren.
Përmes një postimi në Facebook, PDK thotë se kryetari i komunës, Shaqir Totaj në ceremoninë e përurimit të këtij objekti, u shpreh se investimi në këtë dikaster u mundëson zjarrfikësve t’u përgjigjen emergjencave me shpejtësi dhe efikasitet.
“Ne mbetemi të përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e banorëve të Komunës së Prizrenit, duke u zotuar për mbështetjen e vazhdueshme të iniciativave që synojnë rritjen e sigurisë publike”, tha ai.