Procesi i rinumërimit të kutive të votimit po nxjerrë në pah gabimet që kanë bërë komisionerët në bartjen e të dhënave në formulare (FPR).
Rasti i fundit që konfirmon këtë është një vendvotim në komunën e Lipjanit, ku Nismës Socialdemokrate është dëmtuar për 28 vota.
Fillimisht në këtë vendvotim Nismës në formular i ishin shkruar zero vota, ndërsa pas rinumërimit në figurojnë 28 vota.
Bëhet fjalë për vendvotimin me numër 1324E/01R në Lipjan.
Ky nuk është rasti i vetëm ku janë bërë gabime të mëdha në bartjen e të dhënave në formular.
Një ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi, ka prezantuar dokumente ku Nisma është dëmtuar për 131 vota, ndërsa pas rinumërimit, ky gabim është përmirësuar duke i regjistruar këto vota.
Janë disa subjekte politikë, kandidatë për deputetë të cilët po kërkojnë rinumërim të votave duke parë defektin në formular si dhe gabimet që janë bërë në bartjen e të dhënave.
Deri tash KQZ ka marrë vendim për rinumërim të pak më shumë së 800 kutive, shkruan EO.