Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri sot janë rinumëruar 352 vendvotime, raporton Ekonomia Online.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se pas rinumërimit do të fillohet me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
“Deri më tani (e hënë, 16:00) janë rinumëruar 352 vendvotime apo 66.54% nga 530 sa janë planifikuar. Pas rinumërimit do të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, tha ai për Ekonomia Online.