Ripple lëshoi një raport që paralajmëroi përparimin e pilot testeve të tij për produktin Ripple xRapid. Testet pilot tregojnë se xRapid po arrin me sukses me transfere të lira dhe më të shpejta ndërkufitare.
Ankesa ka qenë gjithmonë se dërgimi i parave në të gjithë botën është i ngadalshëm dhe vjen me tarifa të mëdha dhe xRapid ka për qëllim ta zgjidhë këtë. Raporti i Ripple-it deklaroi se “xRapid përdor teknologjinë prapa aseteve dixhitale XRP, për të bërë pagesa ndërkufitare me të vërtetë të menjëhershme. Rezultatet e grumbulluara nga disa pilot për xRapid tani janë në dispozicion”, përcjell Telegrafi.
Raporti përmendi rezultatet nga testimi i pagesave ndërkufitare ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës në institucionet financiare duke përdorur xRapid. Këto pagesa ndërkufitare ishin midis 40-70 për qind më lirë se sa tarifat që zakonisht paguhen për agjentët e këmbimit valutor.
Mesatarisht, një pagesë xRapid nuk ishte vetëm më e lirë por më e shpejtë se pagesat e rregullta ndërkufitare. Pagesat xRapid morën pak më shumë se dy minuta, gjë që është dukshëm më e shpejtë se dy deri tre ditë normale që transaksionet ndërkufitare të marrin rregullisht.