Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora pas dominimit më 2017 planifikon të sjellë këngë të reja edhe në vitin e ardhshëm që janë pjesë e albumit të saj të dytë.
Ylli i “Anywhere” ka konfirmuar se në muajin e ardhshëm do të ketë duet me Liam Payne për filmin e ri të “Fifty Shades”, por sipas mediave britanike nuk do të mungojnë edhe bashkëpunimet për albumin e saj të dytë, transmeton Koha.net.
MTV shkruan se Rita Ora do të bashkëpunojë me reperen amerikane Cardi B në këngën “Girls”, që pritet të jetë kënga e tretë e albumit të saj.
Rita Ora e Cardi B të dyja janë pjesë e labelit të mirënjohur amerikan Atlantic Records, ndërsa shihet si bashkëpunim që do të rriste famën e Orës në Amerikë, e të Cardi B në Britani të Madhe.
Cardi B është e njohur për këngën e saj “Bodak Yellow”.