Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka folur për Kosovën dhe shpërnguljen e familjes së saj në Britani të Madhe, në emisionin amerikan “Live Kelly and Ryan”.
Në këtë emision krijuesja e hitit botëror “Anywhere” tregoi se në kohën e shpërnguljes në Londër, nëna e saj u diagnostikua me kancer të gjirit, sëmundje të cilën e ka mposhtur, transmeton Koha.net.
“Është një vend i vogël me 1.3 milion banorë në Europën Lindore unë jam shpërngulur në Angli kur isha një vjeç dje prindërit e mi nuk flisnin anglisht dhe krijuan një jetë të re për ne”, ka thënë Rita Ora.
“Kur u shpërngulëm nga Kosova. Të them të drejtën ajo është heroinë për mua. Ajo u diagnostikua me kancer të gjirit, por është mirë. U diagnostikua pastaj studioi për psikiatri dhe e mësoi anglishten”, ka treguar Rita derisa ka folur për familjen e saj.