Rita Ora mezi e përmbajti veten pasi një konkurrente në episodin e së hënës të “The Voice Australia” performoi një nga hitet e saj më të mëdha.
Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop dukej e mahnitur teksa konkurrentja Asha Newman, 23 vjeçe, interpretoi një ‘cover’ akustik të këngës “R.I.P.” – hit kënga e Ritës në vitin 2012.
Pas performancës, Rita u kënaq aq shumë sa u ngrit në këmbë për t’i dhënë Ashas një ovacion të fortë, shkruan DailyMail.
Kënga e kishte çuar artisten me origjinë shqiptare drejt majave të suksesit, duke e renditur të parën në top listën zyrtare të këngëve më të dëgjuara të momentit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Rita, 31 vjeç, shpërfaqi emocione në panelin e “The Voice” kur nisi të shpjegonte se çfarë do të thoshte kjo këngë për të.
“Jam shumë e lidhur emocionalisht me atë këngë, sepse ajo këngë nisi karrierën time”, tha ajo.
Rita më pas komplimentoi performancën e këngës nga Asha, të cilën ajo e kishte riorganizuar për t’iu përshtatur vokalit të saj akustik.
“Ishte aq e rrjedhshme, thuajse po bënit një bisedë”, komplimentoi Rita konkurrenten.
“Ishte kaq e pastër. Më pëlqen të këndoj akustik, dhe ju i hoqët të gjitha dhe e tregove vërtet historinë. Zëri juaj dukej perfekt. Ishte kaq i pastër si zë”, tha e mahnitur 31-vjeçarja.
“[Kjo këngë] ndryshoi jetën time dhe kjo nuk mund të ndryshojë jetën tuaj. Më duhet vetëm të them, ti e ke çarë”, shtoi ajo.
Asha më pas duhej të zgjidhte se me cilin nga trajnerët do të vazhdonte rrugëtimin e saj mes Ritës dhe Jessica Mauboyt – të cilat kishin kthyer karriget e tyre.
Në fund të fundit, këngëtarja, e cila vjen nga Bregu Qendror i NSW, shkoi me Ritën, e cila ishte e lumtur që e kishte atë tashmë në skuadrën e saj, dhe vrapoi për ta përqafuar.
“Më pëlqeu! Unë të dua, të dua! Ti ishe shumë e mirë”, tha Rita mes emocionesh teksa uroi konkurrenten e re.
Rita Ora përndryshe edhe vitin e kaluar ishte anëtare e jurisë në spektaklin shumë të shikuar të talenteve në Australi, “The Voice Australia”.