Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, shpeshherë tregon fizikun e saj përmes fotografive në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo organizoi ditëlindjen e të dashurit të saj, ku edhe paraqitja e saj ishte e jashtëzakonshme me një fustan të zi.
Rita Ora bëri një nga paraqitjet më ‘të nxehta’ dhe dukej marramendëse me një fustan të zi, ndërsa ndiqte festën e ditëlindjes së të dashurit, Taika Waititi në 46-vjetorin e tij të lindjes, shkruan DailyMail.
Duke ngarkuar një seri fotografish në rrjetin social “Instagram” të mërkurën, Rita, 30 vjeçe, shfaqej më se e lumtur në krahët e regjisorit të shumë filmave, para se të publikonte edhe fotografi me yje të tjerë të listës A, përfshirë: Rami Malek, Ashley Benson, Kristen Stewart dhe Paris Jackson.
Rita dukej e pabesueshme teksa tregonte figurën e saj trupore me fustanin transparent, i cili kishte panele më të errëta që e mbulonin atë në mënyrë modeste.
Interpretuesja e hitit “Anywhere” e kombinoi veshjen e saj të guximshme me një palë çizme të zeza deri në gju dhe kishte vënë disa vathë të artë.
Ajo i kishte lënë flokët e saj kaçurrela në formë të lirshme, ndërsa kishte vënë pak makijazh në fytyrën e saj.
Trajnerja e “The Voice Australia” ishte në elementin e saj ndërsa ajo dokumentoi mbrëmjen e saj, e cila përfshinte ndarjen e një vakti me partnerin e saj me prejardhje nga Zelanda e Re.
Rita gjithashtu mbajti me krenari një tortë ditëlindjeje me ndihmën e të dashurit të saj dhe pozoi para një grupi ‘mariachi’ ndërsa çifti dhe miqtë e tyre festuan ditën e tij të madhe.
Rita dukej e gëzuar në humor të mirë gjatë natës ndërsa pozonte me gëzim për fotografitë, gjatë festimeve të mbushura me argëtim.
Rita në mënyrë të qartë bëri të gjitha përpjekjet për ta bërë një natë për t’u mbajtur mend për të dashurin e saj, pasi festa gjithashtu kishte balona gjigandë me fytyrën e tij, si dhe dekorime dhe menu me stil të tryezës që shfaqnin edhe imazhin e tij.
Festa e ditëlindjes vjen pak pasi ajo mohoi pretendimet se është zhvendosur përgjithmonë në Los Angeles për të filluar një jetë të re me Taikan.