Gjatë ditës së sotme (e diel) një pjesë e madhe e artistëve kanë mbushur rrjetet e tyre sociale, me urime drejtuar baballarëve të tyre.
Kjo, pasi fjalët e ëmbla drejt tyre vijnë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Babait.
Të njëjtin veprim e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ku përmes rrjetit social Instagram, ka shpërndarë imazhe me prindin e saj.
Fillimisht ajo kishte vendosur të hap arkivat, dhe të ndajë disa fotografi të vjetra me të, teksa zgjodhi mesazhe të përzemërta.
“Të dua babi, urime Ditën e babait”, ka shkruar ajo.
Në një tjetër postim ajo shtoi: Ti je shoku im më i ngushtë, më pëlqen të qesh me ty”.
Besnik Sahatçiu dhe bashkëshortja e tij, Vera, përpos këngëtares kanë edhe dy fëmijë të tjerë, Elenën dhe Donin.
Ndërkaq, më parë gjatë kësaj dite, edhe këngëtarja Dua Lipa ka ardhur me një urim të veçantë për babanë e saj, përmes rrjeteve sociale.