Gjatë ditës së djeshme anembanë trojeve shqiptare u festua 106 vjetori i themelimit të shtetit shqiptar.
Kjo ka bërë që shumë qytete të frymojnë kuqezi dhe gjithçka të kaloj në suazat e festave me motive patriotike.
Një prej këngëtareve shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora me këtë rast ka uruar të gjithë shqiptarët.
Në fakt, biondina kishte mbajtur një koncert gjigant në sheshet e Prishtinës me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Artistja 28-vjeçare ka ritheksuar edhe njëherë se performanca e saj ishte falas dhe se ky është një ndër momentet më të bukura të jetës së saj.
“Urime 28 Nëntori. Ju dua aq shumë! Të bësh këtë koncert falas për vendin tim ishte një moment që kurrë nuk do ta harroj. I falënderoj të gjithë ata që kanë dalë dhe të jeni legjenda ashtu sikurse jeni”, ka shkruar ndër të tjerash Rita në llogarinë personale në Instagram.
Urimit ia bashkangjitur edhe sekuencat e koncertit, ku një ndër to ishte edhe hedhja e valles së Rugovës.
Ndryshe, Rita është duke shijuar sukseset e albumit të dytët “Phoenix”, të cilin e ka nxjerrë në shitje gjatë javëve të kaluara.
https://www.instagram.com/p/BqvfqBNHjoT/