Rita Ora ishte dje me të dashurin e saj producent Romain Gavras teksa çifti lundronte në një barkë së bashku me miqtë e tyre gjatë qëndrimit në ishullin spanjoll të Ibiza.
Çifti janë në pushimet e tyre të para pas izolimit të koronavirusit dhe po përpiqeshin të merrnin maksimumin në Spanjë, megjithë një rritje të numrit të infeksioneve atje.
Grupi kishin marrë një barkë të vogël për lundrimin piktoresk përgjatë bregdetit të Ibiza.
Me rritjen e temperaturave në ishujt spanjollë, Rita iu rikthye zakonit të vjetër duke dalë ‘topless’, pasi uli pjesën e sipërme të bikinit duke qëndruar në barkë, teksa Romain e shikonte.
Rita 29 vjeçare mbante një bikini rozë dhe shfaqte fizikun e tonifikuar, ndërsa 39 vjeçari Romain mbante rrobabanjo të zeza teksa kërcente në ujë nga pjesa e prapme e barkës.
Megjithëse ishin të rrethuar nga shumë miq, çifti dukej se kishin sy vetëm për njëri-tjetrin, teksa producenti i videove muzikore bënte shaka me këngëtaren duke e shtyrë në ujë teksa ajo përgatitej të hidhej.