Stili i saj ka bërë që ajo të bashkëpunojë me markat ndërkombëtare të veshjes të tilla si Mango dhe Benetton.
Bëhet fjalë për bukuroshen prishtinase Rita Saraqi, ku faqja në fjalë i ka publikuar disa fotografi të Ritës si dhe ka shkruar një biografi të shkurtër për të, transmeton Telegrafi.
Përveç disa të dhënave, faqja shkruan se ajo është një prej vajzave të reja, të cilat e kanë bllogun personal dhe tregojnë modën e fundit dhe kombinimet për veshje.
Vlen të theksohet se Rita 22 vjeçare e cila jeton momentalisht jashtë Kosovës, ka hapur faqen e saj si blogere vetëm dy vite më parë.