Anësori i Newcastle United, Matt Richit i ka kërkuar falje sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang për shkak se e anashkaloi atë në përshendetje gjatë ndeshjes se Premier Ligës.
Skuadra e Rafa Benitezit, e mposhti Arsenalin me rezultat 2-1 dhe Richie ka shënuar golin e dytë pas atij të Ayoze Perez, duke përmbysur Arsenalin të cilët kaluan në avantazh në St. James Park me Alexandre Lacezette.
Në fund të takimit Ritchie nuk ja dha dorën Aubameyangut edhe pse ai ju ofrua atij.
“Mund ti kërkojë vetëm falje. Besomeni, nuk e kam parë në qoshe të syve të mij dhe pasi e kam rishkuar lojën e kam parë se ai ka dashur të përshendetet me mua”, tha Richie për TalkSport.
“Isha i fokusuar tek Ayoze dhe prisja atë ta uroja për golin. Nuk ka qenë e qëllimshme:.
Ndryshe, Aubameyan është involcuar në tetë gola në po aq ndeshje në Premier Ligë prej që ka ardhur nga Borussia Dortmund në janar.