I riu shqiptar vret vajzën që e refuzonte, qëllon dhe veten

Tiranë | 21 Jan 2018 | 16:46 | Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë Qendrës Spitalore Universitare  (QSUT) në Tiranë.

Një djalë 23 vjeç i quajtur Aldosen Belulaj ka vrarë 21-vjeçaren Arjeta Murati. Dyshimet e para janë se Belulaj i ka kërkuar lidhje vajzës dhe situata sa duket ka precipituar dhe për rrjedhojë ka ndodhur vrasja e rëndë.

E reja ndërroi jetë, duke mos iu shpëtuar dot plagëve të marra.

Kurse A.Belulaj ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Policia bën me dije se i riu i ka kërkuar lidhje vajzës. Forcat blu kanë sekuestruar në vendin e ngjarjes një armë zjarri tip pistoletë.

Të ngjashme