Legjenda e Barcelonës, Rivaldo ka thënë se Jose Mourinho duhet të konsiderojë marrjen e drejtimit të një skuadre nga Brazili.
Portugezi u shkarkua nga Tottenham të hënën, por vazhdon të mbetet njëri nga emrat më të kërkuar në botën e trajnerëve.
Për të ardhmen e Mourinhos ka folur edhe Rivaldo, i cili e ka këshilluar ta drejtoj një klub brazilian.
“Unë jam shoku i tij dhe e konsideroj Jose Mourinhon një person të shkëlqyeshëm dhe një menaxher fantastik që nuk ka asgjë për të provuar”, ka thënë fillimisht Rivaldo për Betfair.
“Telefoni i tij duhet të bie së shpejti me oferta të reja dhe madje dëgjova për një transferim të mundshëm në një klub brazilian”.
“Mund të jetë mundësia e përsosur për një klub brazilian që të përpiqet të bëjë këtë nënshkrim të madh”.
“Do të ishte një përvojë e shkëlqyer për Mourinhon, pas kaq shumë vitesh në Evropë, të përpiqej të impononte mjeshtërinë e tij në Amerikën e Jugut”, përfundoi braziliani.