Rivaldo ka thënë se Lionel Messi vazhdon të jetë futbollisti më i mirë i Barcelonës.
Lionel Messi vazhdon të jetë para Neymarit si futbollisti më i mirë i Barcelonës, sipas ish yllit të Brazilit, Rivaldo.
Rivaldo, dy herë kampion i La Ligës me Barcelonën dhe anëtar i ekipit të Brazilit që triumfoi në Kampionatin botëror 2002 ka theksuar se argjentinasi vazhdon të jetë futbollisti kryesor tek gjiganti katalan.
“Si brazilian, jam kënaqur me zhvillimin e Neymarit në dy vitet e fundit”, deklaroi Rivaldo për të përditshmen sportive franceze “L’Equipe”, përcjell “Lajmi.net”.
“Por, për të gjitha ato që ka arritur në dekadën e fundit, sezonin e shkëlqyeshëm që prapë ia del ta kalojë, dhe talentit të madh, Lionel Messi është ende për mua ylli dhe futbollisti më i i Barcelonës”, u shpreh ai.