Lionel Messi ka dhënë një mesazh emocional pas ndeshjes së tij të fundit me fanellën e Argjentinës, ndërsa konfirmoi se është i bindur për vendimin që ka marrë.
“Dje ishte ndeshja ime e fundit dhe tashmë më mungon të vesh celeste y blanca. E di se po marr vendimin e duhur. Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm, i mbushur me gëzime, por edhe me disa trishtime. Megjithatë, e kam të qartë se çdo hap ia ka vlejtur”, shkroi Messi në Instagram.
Ylli argjentinas pranoi se ka ende shumë për të thënë dhe se emocionet e tij janë të pamundura për t’u përmbledhur në vetëm disa fjalë apo në një postim.