Janë varrosur eshtrat e nëntë martirëve të masakrës së Rezallës, të cilët janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë.
Ceremonia e rivarrimit u mbajt në Kompleksin e varrezave të martirëve në Rezallë.
Në këtë ceremoni të rivarrimit përveç familjarëve kanë marrë pjesë edhe krerët shtetërorë dhe komunal, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Skenderaj, Bekim Jashari dhe Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot 22 vite e gjysmë pas ditës së kobshme po kthehen për të pushuar në tokën e tyre
Kurti ka thënë se në vazhdimësi do të kërkojnë drejtësi për krimet çnjerëzore që Serbia i ka kryer ne Kosovë.
“Sot, 22 vite e gjysmë, pas ditës të kobshme, po kthehen për të pushuar përjetësisht në tokën e tyre: Shefqeti, Sadriu, Dibrani, Jonuzi, Hetemi, Neziri, Nazifi, Veseli e Behrami. Të pushkatuar me pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj në Rezallë, më 5 prill të vitit 1999, nga forcat e sigurisë së Serbisë, u rrëmbyen e groposen, në varreza masive në Kizhevak e Rudnicë të Serbisë. Por e vërteta nuk mund të groposet e mbulohet në varreza masive”, tha Kurti në ceremoninë e rivarrimit për viktimat e masakrës së Rezallës.
“Kemi obligim që të bëjmë gjithë sa mundemi që t’i prejmë rrugën drejtësisë së munguar, për krimet çnjerëzore të kryera nga forcat policore serbe dhe ushtria jugosllave gjatë luftës në Kosovë”, tha më tej ai.
“Të pushkatuar me pothuajse te gjithë burrat dhe djemtë e rinj në Rezallë, më 5 prill të vitit 1999 nga forcat shtetërore të Serbisë u rrëmbyen e groposën në varreza masive në Kizhevak e Rudincë të Serbisë, por e vërteta nuk mund të groposet e mbulohet në varreza masive, këto varre këtu janë e vërteta, janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Kemi obligim që të bëjmë të gjithë sa mundemi e dimë që t’i premë rrugën drejtësisë së munguar për krimet çnjerëzore të kryera nga forcat policore serbe dhe ushtria jugosllave gjatë luftës në Kosovë. Të dashur familjarë jemi bashkë për të nderuar sot dëshmorët e martirët e për të mos lejuar harresën dhe mizoritë që ndodhen, jemi gjithmonë bashkë në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë, nuk do të ndalemi derisa të sjellim drejtësi për ta”, deklaroi Kurti.
Tutje, shefi i Qeverisë tha se nuk do të ndalen deri ta sjellin të vërtetën për ta.
“Në këtë ditë të rëndë nuk është e lehtë të gjenden fjalë për zbrazëtinë që kanë lënë më të dashurit tuaj. Sot 22 vite e gjysmë pas ditës së kobshme po kthehen për të pushuar në tokën e tyre. U rrëmbyen e groposën në Serbi por e vërteta nuk mund të mbulohet në varrezat e Serbisë. Të dashur familjarë jemi sot bashkë në betejën për të vërtetën nuk do të ndalemi deri të sjellim të vërtetën për ta”, tha Kurti.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, e cilësoi si njëra ndër masakrat më të pamëshirshme të kryer nga policia dhe ushtria serbe.
Sipas Jasharit, këto masakra dhe këto arkivole janë arkiva e cila dëshmon vazhdimisht se kush ishin vrasësit.
“Këta u vranë në njërën nga masakrat më të pamëshirshmet nga policia dhe ushtria serbe. Për të qenë dëshmitar disa ditë më vonë bënë krimin e dytë, lanë familjarët në ankth tash e disa vite. Këto masakra, këto arkivole janë arkiva, e cila dëshmon vazhdimisht se kush ishin vrasësit. Fatkeqësisht edhe pas kaq shumë vitesh kriminelët e kësaj masakre nuk kanë dalë para drejtësisë ata ende enden të lirë pa u ndëshkuar”, tha Jashari.
Në fund të fjalimit kryetari Jashari ndau mirënjohje për mjekësin ligjore.
Kujtojmë se më 30 shtator kanë arritur në Kosovë eshtrat e viktimave të masakrës së Rezallës.