Me nderime të larta shtetërore janë rivarrosur dëshmorët e kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj në varrezat e dëshmorëve të Kombit në Velani.
Në rivarrim mori pjesë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, subjekte politike, familjarë të tjerë e shumë qytetarë tjerë, raporton Ekonomia Online.
Më herët nën patronatin e kryeministrit Haradinaj është mbajtur Akademi Përkujtimore për dëshmorët Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.
Gjatë ditës në hollin e Kuvendit të Kosovës, personalitete të ndryshme kanë bërë homazhe në ndër të veprës së dëshmorëve.