Rivitalizimi i urës së Ibrit ndikon në stabilizimin e situatës

Prishtinë | 04 Nën 2016 | 17:31 | Nga

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur komandantin e ri të Detashmentit të Përbashkët Rajonal Veri të KFOR-it, kolonelin Schuler Martin, me të cilën kanë biseduar kryesisht për gjendjen aktuale të sigurisë në këtë komunë dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Fillimisht kryetari Bahtiri e përgëzoi kolonelin Schuler për detyrën e re, duke vlerësuar njëkohësisht bashkëpunimin shumë të mirë të komunës më KFOR-in dhe duke shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të thellohet akoma në të ardhmen.

Në vazhdim kryetari Bahtiri tha se situata e përgjithshme në komunën e Mitrovicës është aktualisht shumë e qetë, pa tensione dhe pa probleme të theksuara.

“Kjo situatë, bashkë me raportet ndëretnike, po përmirësohen dita-ditës. Vetëm gjatë ditëve të fundit kemi pas lëvizje pozitive në këtë drejtim, që na bëjnë të shpresojmë se paça dhe siguria në Mitrovicë do të stabilizohen plotësisht. E kam fjalën për heqjen e barrikadës së fundit në pjesën veriore të Mitrovicës nga serbët dhe largimin e sheshit në udhëkryqin kryesor në Lagjen e Boshnjakëve, nga ana e shqiptarëve. Këto verime tregojnë vendosmërinë dhe përkushtimin e qytetarëve të ët gjitha përkatësive etnike për të jetuar në paqe e siguri të plotë, ku lëvizja dhe qarkullimi i njerëzve dhe mallrave nuk do të kenë asnjë pengesë”, tha kryetari Bahtiri.

Por, vazhdoi, ai, është e sigurt se në këto procese pozitive kanë kontribuua shumë edhe drejtuesit e komunës, institucionet komunale, organet kompetente për rend e siguri, duke përfshi këtu edhe KFOR-in, që ka qenë gjithmonë i gatshëm për të mbështetur qytetarët dhe institucionet në arritjen e këtyre synimeve.

Komandanti i Detashmentit të Përbashkët Rajonal Veri, koloneli Schuler Martin, tha se është i impresionuar me të arriturat pozitive që kanë ndodhur në qytetin e Mitrovicës.

“Për mua është me rëndësi të jashtëzakonshme që të kem raporte të mira me drejtuesit e të gjitha komunave që janë në zonën e përgjegjësisë time dhe me qytetarët e e të gjitha përkatësive etnike. Puna e mirë që është bërë dhe proceset pozitive që po zhvillohen këtu, edhe neve na e lehtësojnë shumë punën tonë. Ishte kënaqësi për mua të shikoj largimin e të gjitha barrikadave nga rrugët pa probleme ndëretnike. Prandaj jam shumë optimistë për të ardhmen e Mitrovicës, për paqen, sigurinë dhe lëvizjen e lirë këtu. Po bëjmë hapa të sigurt drejt qëllimit kryesor e që është ardhmëria më e mirë për të gjithë”, tha ai.

Komandanti Schuler, pasi përgëzoi kryetarin Bahtiri për punë e mirë që ka bërë në përafrimin e komuniteteve dhe vënien e kontakteve midis qytetarëve dhe drejtuesve të të dyja komunave, tha se KFOR-i është gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe i gatshëm që nëse paraqiten probleme eventuale sa i përket paqes e sigurisë, lëvizjes së lirë të qytetarëve e të ngjashme, të mbështesë autoritetet komunale për tejkalimin e tyre.

Kryetari Bahtiri dhe komandanti Schuler, biseduan edhe për urën kryesore mbi lumin Ibër, duke vlerësuar se rivitalizimi dhe hapja sa më e shpejt e saj, vetëm sa do të ndihmojë proceset pozitive në zhvillim e sipër dhe stabilizimin e plotë ët situatës së përgjithshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme