Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se gjatë ditës kanë lansuar ankandin e parë të erës prej 100 Mw në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Sipas saj, ky projekt është i rëndësishëm për gjenerim dhe ekonomin e vendit.
“Para mbledhjes së Qeverisë, kemi lansuar ankandin e parë të erës prej 100 Mw në Kosovë. Ky projekt është i rëndësishëm për gjenerim dhe ekonomin e vendit. Si Kosova jemi me fat që ka një potencial për këtë. Sot po e lansojmë fazën e para kualifikimit, kemi përpara një garë dhe zotohemi që do ta udhëheqim në mënyrë transparente ku fituesi me i madh do të jetë qytetari”, tha Rizvanolli.