Rizvanolli e bindur se rryma e shpenzuar në veri s’do të paguhet nga Qeveria: Ende s’ka vendim të qartë

Prishtinë | 12 Tet 2023 | 10:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se Kosova nuk pranon kompromise shtesë në marrëveshjen që është arritur për energjinë në veri, raporton Ekonomia Online. Ajo pohoi se kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më, ndonëse tha se KEDS i ka dërguar kërkesë së fundit Eelektroserverit, që të procedohet me marrëveshjen.

Sipas saj, nëse nuk ka një përgjigje atëherë do të shihet si do të veprohen, edhe pse nuk pati një përgjigje të qartë për këtë çështje. Rizvanolli tha se prej vitit të kaluar kur i është dhënë fund mbulimit të shpenzimeve, Qeveria s’ka ndarë më mjete.

“Sa i përket mbulimit të konsumit të energjisë në veri, ne kemi bërë të qartë për të gjitha palët që një mënyrë e tillë e funksionimit nuk mund të vazhdojë. Ne i kemi kryer detyrat tona, me kërkesën e ndërmjetësuesve ne kemi vazhduar të diskutojmë dhe e kemi bërë të qartë që versioni i fundit i kontratës është versioni i fundit i marrëveshjes që duhet nënshkruhet nga ta. Dje KEDS i ka dërguar kërkesën e fundit Elektroseverit. Presim që të ndodhë kjo shumë shpejt nëse jo do të shohim opsionet e tjera se si të adresohet”.

Kurse sa i përket Parkut Teknologjik “Tech Park Prishtina”, ajo tha se synon të ndikojë te kompanitë e TIK-ut, startup-et e maturuara, profesionistët, studentët e TIK-ut dhe institucionet e hulumtimit.

Sipas saj, janë investuar 1.2 milionë euro, dhe se të gjitha procedurat do të jenë transparente, duke u mundësuar kompanive që me një çmim të përballueshëm të vendosen aty.

“Objekti në të cilin vendoset Parku Teknologjik ‘Tech Park Prishtina’ prej 1.2 milion euro do të ofrojë zyra salla takimesh por edhe hapësira të përbashkëta për punë. Parku teknologjik do të jetë shtëpi e start-upave, por edhe bizneseve pak më të zhvilluara. Do të përzgjedhin me procedura transparente. Po arrijmë që të plotësojmë një kërkesë të kamotshme të TIK në Kosovë që u mundëson kompanive që me një çmim të përballueshëm të vendosen aty”.

“Sot në Qeveri ndër vendimet e tjera e miratuam edhe një kredi prej 15 milionësh për Telekomin me të cilat do të bëjë investime në rrjetin mobil dhe atë fiks. Ne miratuam tri kërkesa për themelimi e ndërmarrjeve komunale. Më këtë mënyrë këto komuna do të mund të ofrojnë shërbime për qytetarët mirëpo edhe me çmime më të lira se sa me kontraktimin e operatorëve ekonomik”.

“Ligjin për burime të ripërtritshme të energjisë, me aprovimin e këtij ligji Kosova bënë dallim nga shumë vende të rajonit. Ligji rregullon shumë aspekte, e para për dallim prej skemave mbështetëse që nuk kanë qenë konkurruese tani më kornizën e re ligjorë si të kemi mbështetjen e kapaciteteve të reja vetëm në formë konkurruese”.

“Në përputhje me strategjinë tonë, kemi rregulluar më mirë kornizën legjislative për skemat e mbështetjes për konsumatorët që dëshirojnë që energjinë elektrike ta prodhojnë vet. Kjo është hapi i ardhshëm që po ndërmarrim nga ana e reformës pas projektit që tani e kemi filluar me ankandin”.

Të ngjashme