Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka uruar qytetarët për festat e fundvitit.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se këtë vit të ri më shumë u falënderohet punëtorëve të KEK-ut të cilët sipas saj po bëjnë punë të palodhshme për tu siguruar që Kosovë t’i ketë dritat e ndezura.
“Prandaj, këtë vit të ri dua më së shumti të u falënderohem punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) të cilët festën e kalojnë me punë të palodhshme për tu siguruar që Republika i ka dritat e ndezura. Jo vetëm ndriçimin e shtëpisë e të bredhit, por dritën e shpresës për një vit sa më të mbarë!”, ka shkruar ajo ndër të tjerash.
Postimi i saj i plotë:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, gëzuar viti i ri!
Festat e fundvitit shënojnë një kohë të shpresës e të pritshmërisë, kohë që ndajmë me më të dashurit tanë e të reflektojmë për vitin e shkuar, si dhe vitin që kemi para.
2021 ka qenë një vit i mbushur me arritje e me sfida për Republikën e Kosovën, e për botën mbarë. Por këtyre vështirësive u kemi dalë para me ndihmën e mbështetjen e njëri-tjetrit, e të miqve e aleatëve tanë.
Prandaj, këtë vit të ri dua më së shumti të u falënderohem punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) të cilët festën e kalojnë me punë të palodhshme për tu siguruar që Republika i ka dritat e ndezura. Jo vetëm ndriçimin e shtëpisë e të bredhit, por dritën e shpresës për një vit sa më të mbarë!