Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli paraqiti para deputetëve Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031, raporton Ekonomia Online.
Ajo bëri thirrje deputetëve që ta vizojnë këtë strategji sepse sipas saj, kjo do ta ndryshojë sistemin e energjisë në Kosovë.
“Strategjia është dokument themelor e cila përcakton drejtimet dhe veprimet kryesore për sektorin e energjisë gjatë 10 viteve të ardhshme. Në termocentralin Kosova B do të bëhen investime për t’i ulur ndotjen nga oksidet e sulfurit dhe azotit”.
“Rivitalizimi i thellë i Kosovës A do të fillojë menjëherë. Kështu do të sigurojmë kapacitet për së paku për 540 megavat për ngarkesë bazë dhe 360 megavat si rezervë strategjike deri në vitin 2030 është fjala për kapacitete e linitit”.
“Do të ndërtojmë kapacitete të reja me burime të reja të energjisë me atë të diellore dhe nga era që deri në fund të dekadës të mos kemi nevojë për termocentralin Kosova A dhe ato të punojnë vetëm gjatë dimrit dhe në periudha krizash. Duke marr parasysh nevojën e kësaj strategjie kërkoj që të votohet”, tha ajo.