Rizvanolli për krizën energjetike: S’ka vend për panik, t’i ikim ngrohjes me rrymë gjatë dimrit

Prishtinë | 20 Tet 2021 | 12:49 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, tha se furnizimi i qytetarëve me energji elektrike nuk varet shumë nga eksport, prandaj edhe nuk ka vend për panik sa i përket shtrenjtimin të rrymës për qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Rizvanolli në “Fol hapur”, debat i organizua nga Lëvizja Fol shtoi se kriza energjetike pritet që të vazhdojë deri në qershor të viti të ardhshëm.

Madje ajo ka ftuar qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike dhe të evitojnë ngrohjen me rrymë gjatë dimrit, kur edhe rritet konsumi.

“Ne nuk mbështetemi krejt në eksport, nuk ka vend për panik, jemi në konsultim më të gjithë dhe po shohim çka po bëjnë edhe shtet të tjera. Ne nuk mund të prekemi aq shumë, dimrit importi rritet, kriza pritet të vazhdojë deri në qershor të vitit të vjetër”.

“Sa më shumë që importojmë kjo do të reflektohet në tarifa gjatë vitit vijues. Të kursejmë energji, gjatë vitit tjetër do të ketë ndikim, tarifat rishikohen në prill, t’i ikim ngrohjes me energji gjatë këtij dimri”.

Sipas saj, gjendja më e rëndë është në ndërmarrjet publike, duke shtuar se ato janë shfrytëzuar nga grupet e ndryshme të interesit.

“Gjendja është tejet e rëndë nëpër ndërmarrje publike, ne i takojmë ata shumë shpesh dhe mund te them që është për keqardhje se si ata janë shfrytëzuar nga grupet e interesit. Ne do duhej të flisnim më shumë për këto ndërmarrje se si do mund t’i ndihmonim ata dhe jo për krimet brenda këtyre ndërmarrjeve”.

Rizvanolli tregoi edhe mbi keqpërdorimin e disa milionave që janë ndalur nga kjo ministri, raporton EO.

“Kemi parandaluar keqpërdorimin e disa milionave dhe është e rëndësishme për mua që asnjë keqpërdorim të mos lejohet. Kam ndalur shpalljen e tenderëve të ri, ku kemi pasur disa raporte të auditimit që janë ngritur në hetuesi dhe nuk kemi parë që është ndërmarrë diçka”.

“Më është dashur që t’i ndal ato aktivitete. Kjo nuk është e mirë për neve dhe qytetarët, por që më mirë të punohet si duhet dhe të mos lejojmë më keqpërdorime”.

Ajo përmend edhe tri fushat kryesore që do të financohen në të ardhmen nga MCC-ja dhe që kanë të bëjnë me avancimin e rrjetit energjetik.

“E para ka të bëjë me avancimin e rrjetit energjetik, dhe të linjave dhe pajisjeve, ndërsa fusha e dytë ka të bëjë me akumulimin e energjisë dhe investimi në bateri për rezerva. Fusha e tretë është zhvillimi i shkathtësisë së fuqisë punëtore”.

Tutje Rizvanolli tha se sa i përket çështjes së gazit, bëhet fjalë për investime qindra milionëshe dhe do të ishte një gjë e papërgjegjshme nëse Qeveria do të pranonte një projekt të tillë.

“Jemi duke folur për investime qindra milionëshe kur edhe Evropa nuk ka një qëndrim ndaj gazit, dhe jemi në një kohë kur termocentralet me gaz nuk janë duke u përdorur dhe janë duke u kryer me thëngjill për shkak të çmimit të gazit. Andaj për këtë arsye do ishte e papërgjegjshme nga ana jonë të bënim një veprim të tillë”.

“Përdorimi i gazit natyror mund të ketë një efikasitet në përdorim, por që nga ana tjetër ka kosto shumë të shtrenjtë dhe kostoja e prodhimit shkon tek tarifat e konsumatorëve, dhe kjo ka qenë ndër arsyet tona për mos realizim”.

Drejtoresh e Lëvizjes “Fol”, Mexhide Demolli-Nimani e cila ka udhëhequr këtë debat, e pyeti ministren rreth privatizimit të KEDS-it dhe rrjetit të distribuimit, se a ka gjasa të rishikohet kjo kontratë.

“Ka shumë probleme që përpos privatizimit na shkaktojnë probleme. Ka shumë punë sikurse çdo kontratë që nënshkruhet. Është diçka që duhet të ndodh sepse varet zhvillimi i energjisë”.

Të ngjashme