Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për medie, ka thënë se të gjitha shtetet e rajonit varen nga një burim i energjisë, raporton Ekonomia Online.
“Në Kosovë kemi kapacitete shumë të vogla për ta zbutur situatën. Ajo tha se momentin që nuk je i varur veç nga një burim situata është më e tejkalueshme”, tha ajo.
Ndërsa arsyeja kryesore për gjendjen momentale në këto vende sipas saj është ulja e prodhimit të gazit dhe rritja e çmimit.
“Arsyeja kryesore është ulja e prodhimit të gazit dhe rritja e çmimit të gazit. Në Mbretërinë e Bashkuar çmimi ka qenë 1400 për qind më i lartë, dhe ne ndikohemi nga tregjet e tjera”, tha ajo.