Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zhvilloi një takim të përzemërt me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.
Ambasadorja Jusufi fillimisht uroi ministren Rizvanolli për emërimin e saj në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe i dëshiroi shumë suksese në qeverisje.
Të dy palët u shprehën të kënaqura me raportet miqësore mes dy vendeve fqinje dhe u shprehën të gatshme për thellimin e këtyre marrëdhënieve dhe bashkëpunimit institucional mes dy shteteve.
Për më tepër diskutuan për çështjet ekonomike të dy vendeve, sfidat e trashëguara dhe hapësirat e mëtutjeshme për iniciativa të përbashkëta në sektorë strategjik, me ndikim të lartë për ekonominë e dy vendeve në të ardhmen të cilat janë të mirëseardhura për rajonin tonë.
Ambasadorja Jusufi gjithashtu shprehu se presin me kënaqësi vizitën e Ministres Rizvanolli në Maqedoninë e Veriut për tu takuar me homologun e saj, për të siguruar kështu dhe më tej raportet e mira bilaterale dhe bashkëpunimin në realizimin e projekteve me interes të veçantë në ekonomi.