Rizvanolli sot është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë, kanë biseduar për bashkëpunim ekonomik

Prishtinë | 08 Gus 2024 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

“Kosova dhe Italia kanë marrëdhënie të mira bilaterale. Është koha që këto marrëdhënie t’i shndërrojmë edhe në bashkëpunim ekonomik, veçanërisht përmes investimeve të kompanive italiane në Kosovë”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.

Ajo ka thënë se me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, diskutuam për këtë bashkëpunim ekonomik, në veçanti për investimet në kapacitetet e reja gjeneruese të erës.

Të ngjashme