Teksa i shohim në Instagram Vipat shqiptarë, mendojmë me vete sa jetë luksoze që bëjnë.
Ndonjëherë edhe mërzitemi përse ne nuk kemi një jetë të tillë. Por mesa duket çdo gjë qënka sa për dukje në rrjetet sociale.
Të paktën kështu thotë Robert Berisha. I ftuar në emisionin “Fol shqip Show”, bashkëshorti i Norës, ka treguar se të famshmit shqiptarë që pretendojnë se janë të pasur, në të vërtetë nuk janë të tillë.
Ai nuk ka folur vetëm për ata, por ka treguar se edhe vetë ai ka 4 kredi për të shlyer.
“Ashtu si i fitojnë, ashtu edhe i harxhojnë. Të gjithë janë të mbytur në borxhe si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri”,-është shprehur Roberti. Të ketë të drejtë vallë?