Pas dy dekadash dashurie, aktori amerikan Robert de Niro dhe bashkëshortja e tij, Grace Hightower, janë duke u divorcuar.
Një burim i afërt me palët konfirmoi lajmin për revistën People, duke thënë se Robert dhe Grace nuk jetojnë më së bashku.
“Ndonjëherë gjërat nuk ecin edhe pse shpresoni ose i dëshironi ato”, tha ky burim i brendshëm.
Ylli i “The Wizard of Lies” thuhet se ka vendosur që t’i ndajë rrugët me gruan e tij.
De Niro dhe Hightower u martuan në vitin 1997, pas gati dhjetë vjetëve lidhje emocionale dhe kanë dy fëmijë së bashku.
Por kjo nuk është hera e parë që palët janë të larguar nga njëri-tjetri. Aktori kishte paraqitur letrat e divorcit edhe në vitin 1999, dy vjet pas martesës dhe patën një luftë për kujdestarinë e djalit të tyre, e cila zgjati për pak kohë, deri sa ata përfundimisht hoqën dorë nga procedurat e divorcit.
Pas kësaj, ata kanë ripërtërirë betimet e tyre të martesës në vitin 2004 në një ceremoni zyrtare në malet Catskill, pranë Nju Jorkut, ku morën pjesë edhe emra të njohur si: Martin Scorsese, Meryl Streep dhe Ben Stiller.
De Niro dhe Grace, një ish-stjuardesë, u takuan në vitin 1987, kur ai punonte për një zotëri të mirënjohur z. Chow në Londër. Që atëherë, Grace Hightower herë pas here ka qenë e angazhuar në aktrim, por edhe në biznes, ku ka drejtuar një kafene.