Robert Elsie vdiq nga një sëmundje e rrallë

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 20:08 | Nga

Shkollari dhe studiuesi i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Robert Elsie, u nda nga jeta sot më 2 tetor 2017.

Elsie mësohet se ka vdekur pas betejës së tij me sëmundjen e rrallë MND (Motor Neuron Disease).

Lajmin e bënë të ditur në faqen e tij zyrtare, Stephan Trierweiler, partneri i tij i jetës, dhe Artur Metani, një mik i tij familjar.

Sëmundja e neuroneve motorike është një sëmundje që prek nervat (neuronet motorike) në tru dhe në palcën kurrizore.

Si pasojë e kësaj sëmundjeje, mesazhet nga këto nerva gradualisht ndalojnë së arrituri tek muskujt, duke bërë që këta muskuj të dobësohen dhe të ngurtësohen.

Kur kjo sëmundje avancon, njerëzit kanë probleme që të marrin frymë, të përpijnë, të flasin dhe ecin, dhe eventualisht këto aktivitete mund të bëhen të pamundura.

Nuk është e qartë se çka bën që neuronet motorike të funksionojnë siç duhet.

Në 5% të rasteve ka një histori familjare ose një sëmundje të dementias frontotemporale që lidhet me këtë sëmundje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme