Roberti poston foto të një nate intime me Norën (Foto)

Prishtinë | 20 Sht 2016 | 12:00 | Nga

Deri jo shumë kohë më parë, publiku ‘vuante’ për postime të përbashkëta të çiftit më të pëlqyer të estradës, Nora Istrefi dhe Robert Berisha.
Por, tashmë me kapitullin e ri të nisur në strehën e re të familjes Berisha, edhe momentet e ndara për publikun po janë më të shpeshta.

Nora dhe Roberti së fundmi kanë qenë shumë të angazhuar në koncerte dhe mbrëmje ku pothuajse në secilën prej tyre nuk janë ndarë nga njëri-tjetri.

Por, duket se mbrëmë, çifti kanë lënë anash gjithçka për të pushuar në shtëpinë e tyre.

Në një prej fotografive të fundit të postuara në orët e vona të mbrëmjes nga Nora dyshja shihen teksa me gjasë shikojnë ndonjë film, vetëm të dy.

Kujtojmë se në rrafshin profesional, edhe Nora edhe Roberti shumë shpejt do t’i sjellin projektet e reja teksa mbrëmjet muzikore me shumë fansa nuk po mungojnë as pas përmbylljes së sezonit veror. /Prive

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme