Rohde: Emërimi i Fodas si trajner i Dardanëve thekson marrëdhëniet e veçanta Kosovë-Gjermani

Prishtinë | 20 Shk 2024 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Pak ditë më parë, Kombëtarja e Kosovës u bë me trajner të ri, ku në krye të tyre erdhi gjermani Franco Foda.

Trajneri gjerman u prezantuar tek “Dardanët” ditën e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

E gjatë ditës së sotme, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka thënë disa fjalë në lidhje me emërimin e Fodas tek Kosova, në llogarinë e tij në “Twitter”.

Rohde u shpreh shumë i lumtur që Foda do ta drejtoj ekipin e Kosovë.

“Lajm i mrekullueshëm pikërisht në kohën e Ditës së Pavarësisë fundjavën e kaluar: I kënaqur që Franco Foda merr drejtimin e ekipit kombëtar të Kosovës në futboll. I uroj atij dhe gjithë ekipit të tij suksese të mëdha. Veprimi i FFK-së, sekretarit gjeneral Weidner dhe trajnerit Foda tregojnë fuqishëm marrëdhëniet tona të veçanta, gjithashtu edhe në futboll”.

Të ngjashme