Rohde kërkon zbatimin e plotë të vendimeve të Kushtetueses nga ekzekutivi

Prishtinë | 23 Tet 2023 | 19:16 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar 14-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ai, me anë të një postimi në X, ka theksuar se gjykata luan një rregull të jashtëzakonshëm për përforcimin e demokracisë së re.

“Që kjo të ndodhë, ndarja e pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit janë thelbësore. Zbatimi i plotë i të gjitha vendimeve të gjykatës nga ekzekutivi është çështje e shtetit të së drejtës”, ka thënë Rohde./Klankosova.tv

Të ngjashme