Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se pas liberalizimit të vizave, Kosova mund të përqendrohet në gjëra të tjera.
Rohde tha se sfidat e Kosovës mbeten afrimi me BE-në dhe strukturat atlantike. Ai tha se Kosova “duhet të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare” dhe se në këtë ka mbështetjen e Gjermanisë, raporton Gazeta Express.
“Sfidat për Kosovën do të mbeteshin, sepse ne kemi sfida të përbashkëta, për ta afruar Kosovën me BE-në dhe me strukturat atlantike. Kosova duhet të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare”, tha ambasadori gjerman.