Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se nuk po sheh zgjidhje institucionale dhe se kjo situatë nuk i leverdis Kosovës, raporton Ekonomia Online. Në një prononcim për media jashtë ndërtesës së Kuvendit, Rohde tha se nuk po duket se ka vullnet të mjaftueshëm politik për zgjidhjen e krizës, e cila po i rrezikon […]
Rohde: S’po shoh zgjidhje të ngërçit, keq për Kosovën dhe fondet për të
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se nuk po sheh zgjidhje institucionale dhe se kjo situatë nuk i leverdis Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Në një prononcim për media jashtë ndërtesës së Kuvendit, Rohde tha se nuk po duket se ka vullnet të mjaftueshëm politik për zgjidhjen e krizës, e cila po i rrezikon edhe fondet e jashtme për vendin.
“Këtë mëngjes pata pak shpresë që kriza do të tejkalohet, por për momentin nuk po duket ashtu. Ndoshta sepse nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik në mesin e protagonistëve për të gjetur një zgjidhje”.
“Kjo është keq për Kosovën sepse shumë fonde po rrezikohen. Na duhen institucione funksionale, si parlamenti e qeveria”, tha ambasadori Rohde.















