Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, tha se qëllimi kryesor i procesit të Berlinit është tregu i përbashkët rajonal, ku nga ky proces kanë përfituar vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto komente ai bëri në një prononconim para gazetarëve, pas debatit për 10-vjetorin e Samitit të Berlinit, raporton Ekonomia Online.
Rohde, ka vlerësuar se në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian nuk ka përparim aktualisht, ndonëse pritjet e BE-së janë që të ketë vullnet politik për të bërë progres në këtë drejtim.
Sipas Rohdes përparimi në dialog është i nevojshme meqë qëllimi përfundimtar i këtij procesi është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE. Duke komentuar takimin e radhës, në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel, ai tha se palët duhet të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.
“Pritshmëria ime, nuk kam, nuk mund të flas për përmbajtjen sepse ju e dini se duhet ta pyesni Qeverinë e Kosovës për këtë. Pritshmëritë tona janë që palët e interesuara që duan të lëvizin, flasin me njëri-tjetrin dhe kanë vullnet politik për të arritur progres sepse për momentin nuk ka shumë përparim në dialog. E di që ka zgjedhje, por ne gjithmonë kemi zgjedhje diku”.
“Për qytetarët e rajonit dhe veçanërisht të Kosovës dhe Serbisë, është e rëndësishme që të ketë lëvizje që ne të ecim përpara dhe jam i sigurt se Lajçak dhe ekipi i ri në komision duan përparim, dhe në fund qëllimi përfundimtar është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE, të dyja dhe të gjithë e dinë se kjo mund të arrihet vetëm nëse kemi normalizim dhe pa normalizim nuk ka anëtarësim të mundshëm”.
Ambasadori gjerman në Kosovë, ka lavdëruar vendimin e kryeministrit Albin Kurti, vendim ky i cili mundëson që nga 1 janari i vitit të ardhshëm ka ecur njëanshëm regjimin e vizave për Bosnjë Hercegovinën.
LEXONI EDHE: