“Rolls-Royce” e “Bentley” në rrugë të ndryshme drejt suksesit

Prishtinë | 25 Shk 2018 | 08:46 | Nga

“Rolls-Royce Motor Cars” dhe “Bentley Motors”, dy brende prestigjioze britanike të lidhura me njëra-tjetrën për disa dekada, po rikthehen fuqishëm, tani në rrugë të ndara e të pavarura prej njëra-tjetrës.

Ishte një kohë në vitet 1960, përgjatë periudhës 70-vjeçare, kur “Rolls” ishte pronar i “Bentleyt”. Dy brendet ishin identike dhe dallonin përveç pjesëve të brendshme, shkruan sot “Koha Ditore”. Por sot “Rolls-Royce”, që tani ka pronar “BMW-në”, dhe “Bentley”, që është njësi e “Volkswagenit”, kanë ndarë rrugët drejt suksesit.

Ndarja e tyre më 1998 ishte një “problematikë e vogël” – duke nxitur një betejë se kush duhet të kontrollojë brendin “Rolls-Royce” – por dy kompanitë tani janë më mirë si të ndara.

“Bentley” më 2017 arriti të shesë 11089 automobila në gjithë botën, duke u udhëhequr nga suksesi i madh i SUV-it të parë, “Bentayga”. I lansuar më 2016, “Bentley Bentayga” që kushton gati 200 mijë euro, u bë shpejt modeli më i suksesshëm në histori të kompanisë prestigjioze. Në vitin 2016, “Bentley” njoftoi se ka pasur fitim operativ prej 135 milionë dollarësh në të hyrat prej 2.4 miliardë dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme