Rolls-Royce prezanton “veturën e koleksionistëve”

Prishtinë | 26 Maj 2019 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Rolls-Royce është duke u bërë gati për t’i shfaqur botës “veturën e koleksionistëve”, i cili do të zbulohet në panairin ‘Concorso d’Eleganza Villa d’Este” në Itali.

Kjo veturë e re, e quajtur “Wraith Eagle VIII”, është punuar nga ‘Bespoke Collective’ që është pjesë e Rolls-Royce.

Me vetëm 50 seri të bëra, këto vetura janë bërë për të përkujtuar 100 vjetorin e njërit prej momenteve më të rëndësishme të shekullit të 20-të.

Emri i veturës vjen nga kapiteni John Alcock e togeri Arthur Brown, të cilët kanë realizuar fluturimin e parë transatlantik në qershor të 1919-ës.

Ata kanë pilotuar avionin bombardues në luftën e parë, i cili kishte motorët e bërë nga Rolls-Royce Eagle VIII.

Vetura ‘Wraith Eagle VIII Collection Car’ është bërë në nderim të fluturimit të Alcock e Brown, e e cila është një super veturë që ofron pothuajse të gjitha, si luksin ashtu edhe fuqinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme