Roma është duke kërkuar ta përforcojë skuadrën në repartin e mbrojtjes. Pas largimit të Antoni Rudiger në drejtim të Chelseat, “Giallorosët” ende nuk kanë gjetur një zëvendësues të tij. Emri i ri në listën e Romës është mbrojtësi austriak Aleksandar Dragovic. Reprezentuesi austriak është pjesë e Bayer Leverkusen dhe ka pasur paraqitje të mirë edicionin e […]
Roma afër transferimit të mbrojtësit austriak

Roma është duke kërkuar ta përforcojë skuadrën në repartin e mbrojtjes.
Pas largimit të Antoni Rudiger në drejtim të Chelseat, “Giallorosët” ende nuk kanë gjetur një zëvendësues të tij.
Emri i ri në listën e Romës është mbrojtësi austriak Aleksandar Dragovic.
Reprezentuesi austriak është pjesë e Bayer Leverkusen dhe ka pasur paraqitje të mirë edicionin e fundit në Bundesliga.
“Është e vërtetë, jemi në kontakte me Romën por të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar shkurtimisht agjenti i lojtarit.
Sipas mediave italiane Roma është e gatshme të shpenzojë rreth 15 milionë euro për lojtarin.











