Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, ka thënë se Roma beson në mrekulli në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës të martën mbrëma.
Roma e ka humbur 4-1 ndeshjen e parë në udhëtim te Barcelona, por Di Francesco i beson Radja Nainggolanit për t’i udhëhequr romakët në betejë kundër katalanëve, derisa e ka konfirmuar se Cengiz Under pritet të luajë të martën mbrëma.
“Të luash në Olimpico? Është gjithmonë përgjegjësi e madhe, pavarësisht se sa njerëz janë në tribuna”, ka thënë trajneri i Romës në një konferencë për media.
“Nesër na duhet një reagim madhështor ndaj humbjes 4-1 në ndeshjen e parë. Duhet të japim gjithçka nga vetja. E kemi për detyrë të tentojmë deri në fund, dhe pikërisht këtë do ta bëjmë. Do të jetë një mrekulli, e pse të mos mund ta bëjmë atë?” shtoi ai.