Ekonomia Online
FUNDIT

Roma dhe United arrijnë marrëveshje për Chris Smalling

Roma dhe United arrijnë marrëveshje për Chris Smalling

Chris Smalling është huazuar te Roma nga Manchester United për një edicion, por që Giallorosët nuk e kanë pasur mundësinë e blerjes. Gjithsesi dy skuadrat janë në negociata që një kohë të gjatë, pasi lojtari dëshiron qëndrimin te Roma. Anglezi ka shkëlqyer në Itali dhe Roma kërkon me ngulm transferimin e tij të përhershëm. United […]

Chris Smalling është huazuar te Roma nga Manchester United për një edicion, por që Giallorosët nuk e kanë pasur mundësinë e blerjes.

Gjithsesi dy skuadrat janë në negociata që një kohë të gjatë, pasi lojtari dëshiron qëndrimin te Roma.

Anglezi ka shkëlqyer në Itali dhe Roma kërkon me ngulm transferimin e tij të përhershëm.

United kërkonte 20 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin, por tani dy klubet kanë arritur një marrëveshje për një shumë më të ulët.

Djajtë e Kuq janë pajtuar që të zbresin çmimin në 17 milionë euro dhe Roma ka pranuar këtë.

Giallorosët do ta paguajnë këtë shumë në tri vitet e ardhshme dhe kjo është marrëveshja që është arritur mes dy klubeve.

Ndërkohë tani drejtuesit e klubit kryeqytetas janë në bisedime me agjentin e lojtarit për kontratën e re.

Smalling pritet të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me Romën, ku nga kjo pritet të fitojë katër milionë euro në sezon. 

Të ngjashme