Roma ende pa fitore në shtëpi, barazon me Chievon

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 14:49 | Nga

Roma dhe Chievo i kanë ndarë pikët në ndeshjen e zhvilluar të dielën në stadiumin “Olimpico” në kuadër të Serie A-së.

Skuadra e Eusebio Di Francescor nuk di për fitore në shtëpinë e saj në këtë stinor, pasi u ndalë edhe kësaj here nga Chievo, e cila e përmbysi rezultatin, nga 2-0 për Romën, në 2-2 në fund, shkruan Gazeta Express.

Romës i mjaftuan vetëm dhjetë minuta për të kaluar në epërsi, ishte Stephan El Shaarawy, i cili shënoi një gol nga afërsia e zonës së portierit me këmbën e majtë, pas një super harkimi të Florenzit.

20 minuta më vonë, Roma arriti ta dyfishojë rezultatin e ndeshjes kundër Chievos. Bryan Christante e shënoi golin e dytë të ndeshjes, pas një pasimi të mrekullueshëm nga Edin Dzeko.

Pjesa e parë i takoi Romës, ndërsa në pjesën e dytë gjërat ndryshuan.

Chievo me të gjitha forcat arriti ta barazojë rezultatin, në minutën e 51-të, klubi nga Verona ka arritur ta ngushtojë rezultatin në ndeshjen kundër Romës, Ish-lojtari i Milanit, Valter Birsa e shënoi një gol të mrekullueshëm nga distanca.

Chievo arriti ta shënojë golin e dytë, të barazimit, në minutën e 83-të, pas një rrëmujë në zonën e portierit të Romës, Mariusz Stepinski e shëno golin vendimtar të skuadrës së tij, për t’ia mohuar fitoren Romës dhe për t’ia ofruar një pikë të rëndësishëm klubit të tij.

Roma në javën e ardhshme në Serie A luan si mysafir ndaj Bolognas, ndërsa Chievo e pret në shtëpi Udinesen.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme