Roma është rikthyer te fitoret në elitën e futbollit italian pas humbjes nga Juventusi javën e kaluar 2-0.
Giallorosët kanë marrë tri pikë shumë të rëndësishme në përballje me Udinesen, skuadër të cilën e mposhtën me rezultat të pastër 3-0.
Roma e nisi më mirë takimin dhe vetëm pas pesë minutash lojë kaluan në epërsi, kur realizoi me kokë Jordan Veretout pas asistimit nga Gianluca Mancini.
20 minuta më vonë, Giallorosët fituan penallti, pasi portieri mysafir Musso pengoi në zonë Henrikh Mkhitaryanin.
I saktë nga pika e bardhë ishte Veretout që shënoi golin e dytë personal dhe për Romën.
Me epërsinë e dy golave për vendasit përfunduan 45 minutat e para të kvsaj sfide.
Roma vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë duke krijuar raste të mira shënimi.
Por për golin e tretë, u desh të pritej minuta e fundit e ndeshjes.
Sulmuesi spanjoll, Pedro Rodriguez i cili u inkuadrua në lojë realizoi një gol të bukur për rezultatin përfundimtar 3-0.