Sulmuesi spanjoll pritet të largohet nga “Blues”, gjatë janarit ose në verën që vjen
Pedro Rodriguez i ka bërë valixhet gati për t’u larguar nga Chelsea.
Dhe, sulmuesi spanjoll po ka oferta nga klubet e ndryshme evropiane.
Gazetari italian Gianluca Di Marzio njofton se interesim për ish-futbollistin e Barcelonës ka shfaqur Roma.
Gjithashtu, veterani i sulmit ka ofertë edhe nga Inter Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Vissel Kobe në Japoni.
Megjithatë, ish-përfaqësuesi spanjoll duket më i vendosur të vazhdojë të luajë në futbollin evropian.
Mediat e huaja shkruajnë se ëndërr e Pedros është të rikthehet në Barcelonë, në vitet e fundit të karrierës./ge