Në shekullin e V Para Erës së Re, Roma ishte një nga shumë shtetet e vogla në gadishullin italian. Nëse do të kishit qenë një kumarxhi në vitin 480 P.E.R., ju ndoshta do të vendosnit paratë tuaja në një perandori eventualisht etruske.
Këta qëndronin pas çdo pushteti më të madh në gadishullin italian në atë kohë.
Përgjatë shekujve mbretëria ishte rritur ndjeshëm, dhe ndërsa qytetet qendrore dhe jugore të Romës kishin zbuar dominimin etrusk, ky i fundit qe ende fuqia më e madhe në një zonë të populluar nga popujt e tjerë të shumtë italikë, ku shumë prej emrave të tyre mezi mbahen mend nga historia.
Është një fakt i harruar se romakët do të pushtonin pjesën tjetër të Italisë, dhe një nga fiset e para që ranë pre e tyre ishin Sabinët.
Sipas një legjende të famshme, të përsëritur shpesh në tekstet e lashta (dhe një subjekti popullor në periudhën e Rilindjes), romakët rrëmbyen gratë Sabine për t’i lënë ato shtatzëna dhe shtuar kësisoj popullsinë e Romës.
Nëse kjo është e vërtetë apo jo, është e pamundur të thuhet, por romakët ishin vazhdimisht të apasionuar pas skllaveve, dhe është i pakontestueshëm fakti se deri në fillim të shekullit të IV Para Krishtit, mbretëria Sabine ishte aneksuar nga territoret romake.
Romakët dhe italianët nuk ishin e njëjta gjë. Fakti ishte se Roma ishte më agresive, me një ushtri më të mirë, apo mbase më me fat se mbretëritë e tjera të Italisë.
Asokohe nuk do të kërkonte shumë mund të shtypje Romën, dhe nëse kjo do të kishte ndodhur, ky artikull që jeni duke e lexuar mund të kishte lidhje me perandorinë e Frentaniit, një tjetër popull tjetër italik i vendosur në bregun lindor të gadishullit. Edhe pse gjeografikisht pranë njëri-tjetrit, këto mbretëri ishin aq të ndryshme, sa që nuk flisnin as të njëjtën gjuhë.
Gjuha etruske, është ende një nga gjuhët që duhet të përkthyer në mënyrë të kënaqshme. Edhe Sabinët nuk ishin folës të gjuhës latine. Kolonitë helene në jug të Italisë flisnin greqisht.
Për këta të fundit, romakët nuk ishin bashkatdhetarët e tjerë, çka sillte një armiqësi që ishte gjithmonë e pashmangshme dhe ndoshta paksa e dëshiruar për të. Në vend të kësaj, pati një pushtim nga një komb i huaj me njerëz të tmerrshëm, të cilët flisnin një gjuhë të huaj.