Sipas një raporti te Il Corriere dello Sport, Roma do të përpiqet për të nënshkruar me gjashtë lojtarë në janar, përfshirë edhe largimet e Carles Perez dhe Federico Fazio.
Roma është në vendin e tretë në Serie A pas 14 ndeshjeve këtë sezon.
Me menaxherin e ri të klubit, Tiago Pinto ata do të përpiqen që të transferojnë disa lojtarë të rinj në janar, e ku pritet që edhe disa të tjerë të largohet nga Olimpico, qoftë në huazim apo në marrëveshje të përhershme.
Sipas Il Corriere dello Sport, Roma do të përpiqet që të transferojë gjashtë lojtarë në aftin e janarit.
Njëri prej tyre është ish talenti i Barcelonës, Carles Perez.
Spanjolli ka të shënuar një gol në të gjitha garat deri me tani këtë sezon dhe Roma dëshiron ta largojë atë në huazim që të këtë më shumë minuta të luajtura.
Sipas raportit, Perez ende nuk është përshtatur në rolin e ri te trekuartistit me të ardhmen e tij në klub që është në dyshim.
Nëse Perez largohet, një sulmues do t’i bashkohet Romës, me Stephan El Shaarawy i cili mund të rikthehet në kryeqytet.
Mbrojtësit e krahut, Bruno Peres dhe Davide Santon mund të përfshihen në listën e transferëve të Romës. E njëjta vlen edhe për Federico Fazio, Juan Jesus dhe Amadou Diawara.