Massimiliano Allegri mund të marrë drejtimin e skuadrës së Romës.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit kryeqytetas e kanë kontaktuar trajnerin që është i papunë.
Drejtuesit e skuadrës janë të pakënaqur me punën e trajnerit aktual, Paulo Fonseca, dhe do ta shkarkojnë në fund të sezonit.
Vendin e trajnerit portugez pritet ta zë Allegri që është në negociata me klubin kryeqytetas.
Allegri në të kaluarën ka drejtuar skuadra si Juventusi e Milani.
Roma pas 33 ndeshjeve është në pozitën e shtatë me 55 pikë të grumbulluara.