Pasi dështoi transferimi i Riyad Mahrezit, Roma është kthyer kah anësori i Juventusit, Juan Cuadrado.
Giallorossët janë në kërkim të një anësori pas largimit të Mohamed Salah.
Sipas Gazzetta dello Sport, Roma i ka filluar bisedimet, por do të jetë e vështirë të arrihet marrëveshja.
Max Allegr e sheh kolumbianin si pjesë të skuadrës dhe nuk dëshiron ta humb.
Ardhja e Keita Baldes do t’ia zvogëlonte gjasat për një vend startuesi, pasi më parë kanë ardhur edhe Douglas Costa dhe Federico Bernardeschi.
Juve e di që Roma ka ofruar 35 milionë euro për Mahrezin dhe nuk do të pranonte çmim më të vogël se 30 milionë euro për Cuadradon.